EVOLUIMI I KOMPJUTERIT

Introduction

Kompjuteri është një pajisje elektronike që ruan dhe përpunon të dhënat sipas një liste udhëzuese. Kompjuter quajmë një mekanizëm të automatizuar i cili transformon një njësi impulsive në një tjetër ose krijon një njësi të re . Funksionaliteti i kompjuterit është rezultat i një kombinimi të mirfilltë efektiv në mes të elementit softuerik dhe harduerik.

 

Task

Te njihemi me:

  • Termin KOMPJUTER
  • Fazat e zhvillimit te kompjuterave
  • Gjeneratat e kompjuterave
  • Kompjuterin ne ditet e sotme

 

Process

Kompjuteri është një makinë llogaritëse e sofistikuar. Zanafillën e saj historia e makinave llogaritëse e ka kohë më parë. Si datë fillimi të shpikjes së kompjuterëve mund të përmendim vitin 1673. Në këtë vit matematikani i njohur Leibnic i shtyrë nga nevojat e atëhershme ushtarake arriti të ndërtojë një makinë të sofistikuar për atë kohë që u quajt arifmometër. Arifmometri ishte një makinë mekanike që bënte të mundur kryerjen e katër veprimeve bazë të matematikës dhe u përdor në shekullin XIX në fushën e artilerisë për llogaritjet balistike. Do të duheshin shumë vite e përpjekje për t’ju afruar koncepteve të sotme të kompjuterit dhe për të ndërtuar një makinë të tillë elektronike si ajo që përdorim ne sot.

 

FAZAT E ZHVILLIMIT TË KOMPJUTERIT

Mekanizmi i parë digjital - abakusi, është zbuluar që në vitin 3000 para epokës sonë, ose edhe më herët.

 

Abakusi

Ky është një mekanizëm me sfera, për nga pamja i ngjashëm me numëratorin e zakonshëm. Abakusi shërben për kryerjen e katër operacioneve elementare llogaritëse: mbledhjes, zbritjes, shumëzimit dhe pjesëtimit. Përbëhet nga 11 shtiza të metalta në të cilat janë të vendosura nga shtatë sfera. Nëpër këto shtiza metalike kalon një shtyllë e drurit e cila i ndanë pesë sferat e poshtme nga dy sfera të sipërme

  • Deri më 1630 nuk ka pasur ndonjë zbulim të rëndësishëm. Në këtë vit shkencëtari gjerman Vilhelm Shikard (Ëilhelm Schickard) dha projektet për makinën me ndihmën e së cilës mundeshin të realizohen llogaritjet elementare matematikore, por nuk ka dëshmi se kjo makinë atëherë është realizuar, deri më 1960.

Makina e parë për llogaritje e realizuar në v.1960, sipas projekteve të ËilhelmSchickard-it (1592-1635) të punuara më 1630.

 

  • Në vitin 1642 në Francë, Blez Paskali (Blaise Pascal 1623-1662) zbuloi makinën digjitale e cila kishte mundësi të kryente mbledhje dhe zbritje të numrave, të cilën e pagëzoi me emrin Paskalina. Bartja prej një vendi dhjetor në tjetrin në këtë makinë është bërë në mënyrë automatike, kurse shifrat janë shënuar me rrotullimin e 8 numëruesve.

 

Paskalina e Blez Paskalit

  • Në vitin 1672, Vilhelmfon Lajbnic në Gjermani, tridhjetë vjetë pas zbulimit të Paskalit, konstruktoi makinën digjitale e cila përveç mbledhjes dhe zbritjes kishte mundësi të kryente edhe operacionin e shumëzimit dhe pjesëtimit, si dhe të nxjerrë rrënjën katrore të çfarëdo numri.

 

  • Në vitin 1804, pra 132 vjetë më vonë, Zhakar (Jacquard) përdori i pari kartelet e perforuara në teknologjinë e tekstilit. Në bazë të vrimave të perforuara në kartele, makina zgjedhte ngjyrat të cilat duhej përdorur në vendet e caktuara gjatë prodhimit të pëlhurës. Nëse kartelet lidheshin në shirit të pafundëm, makina fitonte mundësin që të prodhojë ndonjë ornament (vizatim) i cili përsëritet.
  • Më 1835, Çarls Bebixh (Charles Babbage), matematicient nga Kembrixhi, projektoi makinën e re, e cila edhe pse kur nuk u përfundua, merret se është paraardhëse e kompjuterit bashkëkohor.

Makina e Bebixhit

Ky projekt kishte pajisjet për hyrje dhe dalje në të cilat janë përdorë kartelet e perforuara. Përpos kësaj, Bebixh parashikoi edhe vendin për vendosjen e shënimeve - kujtesën (memorien), si dhe procesorin. Pra kjo makinë i kishte të gjitha pjesët e kompjuterëve bashkëkohor: kujtesën, njësinë kontrolluese, njësinë aritmetiko-logjike, njësinë hyrëse dhe atë dalëse.

Hapa të mëdhenj në zhvillimin e kompjuterëve ka bërë edhe shkencëtari Holerit (Hollerith) i cili konstruktoi makinën me kartela të perforuara dhe me impulse elektrike, me anën e së cilës u bë regjistrimi i popullësisë në Amerikë, më 1891

 

Makina e Holeritit

  • Në vitin 1915 spanjolli Leonardo Tores kombinoi teknikën e kompjuterit elektromekanik me principet e programimit. Ai e prezantoi makinën e parë të aftë që të bie vendime dhe atë e ilustroi duke e përdorë për zgjidhjen e problemeve të thjeshta në shah. Gjashtëmbëdhjetë vjetë pas kësaj, në SHBA Vanaver Bush e projektoi kompjuterin analog të cilin e pagëzoi me emrin analizatori diferencial. Ky ishte kompjuteri i parë me aftësi që të zhvillojë ekuacione.

 

  • Në vitin 1937 Klod Shanon dhe Xhorxh Shtibic, arritën të zbulojnë qarqe elektrondërprerëse të cilat punonin sipas ligjeve të algjebrës së Bulit, gjë që rezultoi në përparimin e dukshëm të zhvillimit të teknologjisë së kompjuterëve. Shtatë vjetë më vonë është prezantuar kompjuteri HARVARD MARK 1.

 

  • Në vitin 1945, Xhon Fon Njuman, i lindur në Hungari, e i cili vepronte dhe punonte në SHBA, zhvilloi konceptin e programit të ruajtur, në bazë të të cilit urdhrat që duhej ti parashtrohen kompjuterit ruheshin brenda në formë numerike. Si rezultat i kësaj, vendimet logjike mund të kryheshin brenda makinës, kurse urdhrat të modifikoheshin në kompjuterë gjatë përpunimit.

Kompjuteri i parë plotësisht i elektronizuar ishte ENIAC, të cilin e projektuan Xhon Maushli dhe Presper Ekert. Ky kompjuter u krye më 1946 dhe çmimi i tij ishte afër 10 milion dollarë. Pas tij pasojnë kompjuterët gjithnjë më të përsosur.

  • Në vitin 1948, IBM prodhon kompjuterin POPPA, i cili përmbante bartjen e udhëheqjes me kusht, kurse në vitin 1949 kompiuteri EDSAC i pari arriti shpejtësi të mëdha të kujtesës duke u shërbyer me numra binarë. Gjatë viteve të pesëdhjeta u prodhuan kompjuterët SSEC, EDVAC, ILLIAC, MANIJAC, ËHIRLËIND, MADM dhe UNIVAC. Të gjithë këta kompjuterë ishin me dimensione shumë të mëdha dhe me çmime tejet të larta.

 

  • Në vitin 1951 në SHBA, në Vestern Elektrik, shkencëtarët për të parën herë e realizuan përforcuesin (amplifikatorin) në bazë të transistorit. Në vitin 1958 në SHBA, Kompania Ferçajlld, realizoi transistorin e rrafshët (planar) në të cilin si izolator është përdorur dioksidi i silicit.

 

  • Në vitin 1964, Gordon Mur, shkencëtari kryesor i firmës Ferçajlld, prognozoi se çdo vjet do të dyfishohet dendësia e komponenteve.

 

  • Në vitin 1971, kompania INTEL në SHBA, prodhuesi më i madh momental i qarqeve të integruara, realizoi mikroprocesorin e parë i cili njëherit ishte edhe njësi qendrore e kompjuterit (CPU-Centml Proccesor Unit) ku funksionet logjike dhe aritmetike zhvilloheshin në të njëjtin çip, me dimensione më të vogla se gjysmë centimetri anash.

 

  • Në vitin 1975 kompania e njëjtë realizoi kompjuterin komplet në një pllakë të vetme (kartele elektronike). Një vit më vonë (1976) realizuan prodhimin e një kompjuteri tetë bitësh i cili përbënte rreth 20.000 transistorë në një çip të silicit.
Conclusion
  1. Zhvillimi i kompjuterave gjatë gjithë këtyre periudhave ka ndodhur me hapa të shpejtë me kohën.
  2. Fazat sesi janë zhvilluar kompjuterat nga periudha kur u prodhuan deri në ditët tona tregojnë sesa shumë ka evoluar teknologjia dhe se ne sot përdorim një kompjuter shumë të përparuar i cili po zvendëson cdo mjet tjetër të punës dhe shfaqet si i domosdoshëm dhe i pandashem në jetën tonë.
Credits

“Bazat e informatikës”, Dr.sc.Edmond Beqiri, Prishtinë, 1999

“Kompjuteri për të gjithë”, Dr.Agni Dika, Mr.Seb Rodiqi, Shkup, 2000 By : Elalbanian.tk Jusuf Lika 2015

http://evoluimiikompjuterave.com